KONCEPTI


LINEA është ndërtuar mbi parimin e thjeshtësisë së kontrolluar.

Linjat janë të pastra, elementet të balancuara dhe çdo detaj ka një rol të qartë në kompozim.

Pa elemente të panevojshme dhe pa zhurmë vizuale, krijon një ambient të qetë dhe modern që funksionon natyrshëm në përditshmëri.

  • Pa doreza

    Dizajn i pastër me hapje të fshehur.

  • Linja të pastra

    Forma të drejta dhe sipërfaqe të rregullta.

  • Simetri

    Kompozim i qetë dhe i organizuar.

  • Minimalizëm

    Pa elemente të panevojshme.

KLASA E KUZHINES

BEKA Kitchens strukturohet në 4 klasa kryesore

Këto klasa janë krijuar për të ndarë qartë nivelin e cilësisë, materialeve dhe dizajnit, duke filluar nga zgjidhje funksionale dhe të përballueshme, deri te kuzhina me identitet të plotë arkitektonik dhe përfundime të avancuara.

Strukturimi bazohet vetëm në elementet bazë të kuzhinës—konstruksioni i korpusit, balloret, pllaka e punes (worktop & backsplash), mekanizmet bazike dhe gjuha e dizajnit—ndërsa të gjitha elementet shtesë si organizimi i brendshëm, ndriçimi dhe pajisjet ofrohen si paketa të veçanta.

ECONOMIC - STANDARD - PREMIUM - ATELIER

  • Lineare

  • L - Forma

  • U - Forma

  • Me Ishull

KOSTUMIZIMI

Pavarësisht përshtatjes sipas hapësirës, jane edhe disa elemente te tjera te cilat jane te ndryshueshme dhe mund te kostumizohen:

  • Layout - Renditja dhe organizimi ne baze te hapsires dhe stilit te jeteses.
  • Ngjyra të ndryshme neutrale dhe moderne (njengjyreshe, mat ose me shkelqim, tekstura druri, etj... brenda sygjerimeve tona)
  • Kombinime të materialeve te struktures dhe balloreve (melamine / MDF Front Panel)
  • Pllaka e punes dhe backsplashi (Melamine 38mm / HPL Kompakt, Gurë Natyral...)
  • Elemente shtesë si rafte të hapura, elemente unike dhe te vecanta si garazh i paisjeve te kuzhines, pocketdoors, etj... (në mënyrë të kontrolluar)
  • Pershtatshmeria e pakove periferiale si (Organizimi i brendshem, Sanitaria, LED Ndriqimi, Teknika e bardhe) sipas deshires

ÇFARË MBETET KONSTANTE

Identiteti i koleksionit

Pavarësisht përshtatjes sipas hapësirës, disa elemente mbeten gjithmonë të pandryshuara:

  • Gjuha minimaliste e dizajnit
  • Linjat e pastra dhe balanca vizuale
  • Klasa e materialeve dhe ndërtimit (Standard / Premium)

PËR KË ËSHTË LINEA

  • Për hapësira moderne dhe apartamente
  • Për klientë që preferojnë dizajn të pastër
  • Për ata që kërkojnë një zgjidhje të sigurt dhe elegante

Të pëlqen ky stil?

Na kontakto për ta përshtatur LINEA sipas hapësirës dhe nevojave të tua.