KONCEPTI

Thelbi i këtij koleksioni janë balloret të dizajnuara me profile shumë të holla shaker dhe elemente fluted që krijojnë thellësi dhe karakter. Kombinimi i sipërfaqeve matte me teksturat natyrale të drurit sjell një balancë midis minimalizmit dhe luksit.

Rezultati është një kuzhinë moderne, e rafinuar dhe e qëndrueshme në kohë — e dizajnuar me kujdes dhe prodhuar me pasion.

  • Ballore Furniri A

    Profile shaker ultra të holla

  • MDF e lyer A

    Forma të drejta dhe sipërfaqe të rregullta.

  • Ballore Furniri B

    Kompozim i qetë dhe i organizuar.

  • MDF e lyer B

    Pa elemente të panevojshme.

KLASA E KUZHINES

BEKA Kitchens strukturohet në 4 klasa kryesore

Këto klasa janë krijuar për të ndarë qartë nivelin e cilësisë, materialeve dhe dizajnit, duke filluar nga zgjidhje funksionale dhe të përballueshme, deri te kuzhina me identitet të plotë arkitektonik dhe përfundime të avancuara.

Strukturimi bazohet vetëm në elementet bazë të kuzhinës—konstruksioni i korpusit, balloret, pllaka e punes (worktop & backsplash), mekanizmet bazike dhe gjuha e dizajnit—ndërsa të gjitha elementet shtesë si organizimi i brendshëm, ndriçimi dhe pajisjet ofrohen si paketa të veçanta.

ECONOMIC - STANDARD - PREMIUM - ATELIER

  • Lineare

  • L - Forma

  • U - Forma

  • Me Ishull

KOSTUMIZIMI

Pavarësisht përshtatjes sipas hapësirës, jane edhe disa elemente te tjera te cilat jane te ndryshueshme dhe mund te kostumizohen:

  • Layout - Renditja dhe organizimi ne baze te hapsires dhe stilit te jeteses.
  • Ngjyra të ndryshme neutrale dhe moderne (njengjyreshe, mat ose me shkelqim, tekstura druri, etj... brenda sygjerimeve tona)
  • Kombinime të materialeve te struktures dhe balloreve (MDF e lyer / MDF Furniri Arre, Lisi)
  • Pllaka e punes dhe backsplashi (HPL Kompakt, Gurë Natyral...)
  • Elemente shtesë si rafte të hapura, elemente unike dhe te vecanta si garazh i paisjeve te kuzhines, pocketdoors, etj... (në mënyrë të kontrolluar)
  • Pershtatshmeria e pakove periferiale si (Organizimi i brendshem, Sanitaria, LED Ndriqimi, Teknika e bardhe) sipas deshires

ÇFARË MBETET KONSTANTE

Identiteti i koleksionit

Pavarësisht përshtatjes sipas hapësirës, disa elemente mbeten gjithmonë të pandryshuara:

  • Gjuha luksoze e dizajnit
  • Linjat e pastra dhe pasuria vizuale
  • Klasa e materialeve dhe ndërtimit (Premium / Atelier)

PËR KË ËSHTË AURA

  • Për hapësira moderne dhe apartamente
  • Për klientë që preferojnë dizajn të pasur
  • Për ata që kërkojnë diqka luksoze dhe elegante

Të pëlqen ky stil?

Na kontakto për ta përshtatur LINEA sipas hapësirës dhe nevojave të tua.